Kosova përfundimisht me marrëveshjen e arritur po hyn në epokën e normalitetit, sepse me shtrirjen e rendit dhe ligjit në çdo cep të shtetit tonë, do të kemi mundësi më të mëdha për investime, zhvillim dhe punësim, por edhe për krijimin e ambientit demokratik dhe shumetnik, u tha të pranishmeve në ditën e dytë të Konferencës së BERZH-it, kryeministri Hashim Thaçi.

Një mesazh i keq për ekonominë e Kosovës. Rasti i fundit, kur në Pejë drejtorit të kompanisë “Solar+Wind Kraftwerksgesellschaft Sh.p.k.”, Selatin Balkan, iu kërkuan 300 mijë euro haraç, përveç që është kërcënim për investitorin, është kërcënim për tërë ekonominë e vendit. Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e institucioneve qeveritare dhe njohësit e ekonomisë.

Është hera e tretë për një periudhë të shkurtër kohore që Shkëlqim Hysenaj nga Deçani e ka dërguar veturën e tij tek automekaniku. Prishjet, sipas tij, gjithherë kanë dalë se vijnë si pasojë e naftës së dobët.

Uji i ndotur, makinat e rrënuara, rrugët e ndotura me plehra për shkak të mungesës së një sistemi të pastrimit, Kosova merr kahun e një kazani mbeturinash në mes të Evropës, shkruan gazeta franceze “Le Monde”.

Bashkohu me ne

Na ndiqni në Twitter

Më të Lexuarat

Facebook Activity