Sylejman Selimi pritet të paraqitet nesër në seancën e procedurës paraprake, ku një gjykatës i EULEX-it pritet të marrë vendim nëse Ambasadorit do t’i shqiptohet masa e paraburgimit apo do të lihet i lirë.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar sot se Qeveria serbe nesër ose pasnesër do të vendos mbi tekstin e propozuar të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe lidhur me këtë do ta njoftojë me shkrim Ketrin Eshton, deri në fund të javës.
Lajmin për arrestimin e disa ish ushtarëvë të UÇK-së me shqetësim të thellë e kanë marrë edhe OVL e UÇK-së, duke i konsideruar ato si gjykime politike.
Spiunët e Serbisë që veprojnë në veri të Kosovës, asnjëherë në jetën e tyre s’do të mundë të bëhen pjesë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Të paktën këtë privilegj ata nuk do ta kenë nëse do të pyeten deputetët kosovarë, përkatësisht anëtarët e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së.
Edhe një herë deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës e ka ngritur çështjen e dënimit të kryeseve të masakrës në Burgun e Dubravës, që ndodhi nga 19 deri më 22 maj të viti 1999. Ai ka deklaruar se procesi i pajtimit me Serbinë nuk mund të ndodhë pa u dënuar kriminelët, ndërsa ka kritikuar institucionet e Kosovës se e kanë injoruar këtë çështje.
Sami Lushtaku është ndalë në mbajtje. Këtë e ka konfirmuar avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci. Përveç Lushtakut, për njëzetekatër orë janë ndaluar edhe Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi.
Deputetët e Kuvendit të Serbisë do të qëndrojnë në Kosovë sot e nesër, njofton Tanjug. Ata do të mbajnë një mbledhje me rektorin dhe dekanët e Universitetit të Prishtinës, siç e quan Beogradi Universitetin serb në Mitrovicë, do të bisedojnë me zëvendësdrejtoren e Zyrës për Kosovën, Malinka Mitrovic, me përfaqësuesit e komunave të pjesës veriore të Kosovës dhe titullarë të tjerë ilegjitimë serbë.
Ish-shefi i Task Forcës kundër korrupsionit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafi, është dënuar me 5 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë. Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor të akuzuarit në “Rastin Mustafi”, duke u shqiptuar atyre dënimin prej 9 vjet e 6 muaj burgim.
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë sot ndaj Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demaku, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, Shtilli -truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Gecit, Ismet Haxhes, e disa të tjerëve.
Po kalon gjysma e parë e këtij viti dhe ende asnjë president nuk e ka vizituar Kosovën. Në fakt që prej emërimit të Atifete Jahjagës si presidente, më 7 prill 2011, vetëm dy presidentë të Shqipërisë e kanë vizituar zyrtarisht Kosovën.
Bashkohu me ne
Na ndiqni në Twitter