Zyrtarët thonë se pesë shtetasit e Serbisë janë kthyer në shtëpi pasi kaluan 21 muaj si të zënë robë në Libi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, sot do të takohen në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Në këtë takim do të shqyrtohet plani për zbatimin e marrëveshjes.

Së paku 91 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur dhe zhdukur, nga një stuhi e madhe me erëra të fuqshme, me shpejtësi deri në 320 milometra në orë, në shtetin Oklahoma në Shtetet e Bashkuara.

Një ditë pas takimit të radhës në Bruksel me palën serbe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, shprehet optimist se gjatë kësaj jave palët do të arrijnë pajtim për planin implementues të Marrëveshjes. Ai thotë se muajin tjetër do të shihen veprime të prekshme në fillimin e implementimit të marrëveshjes në veri.

Marrëveshja bazë për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, siç thonë analistët, ka ngjallur shumë shpresa të rrejshme në fillim, pasi tani po tregon vërtet se negociatat mes dy vendeve, tek sa kanë filluar. Interpretimet e njëanshme të këtij dokumenti, si nga Kosova, ashtu edhe Serbia, sipas analistëve politikë në Prishtinë e Beograd, janë shenja se ka ende punë për të bërë, por edhe që njëra palë në pamundësi për të çuar zotimin e saj deri në fund, po mundohet të blejë kohë derisa t’i zgjidh problemet e brendshme.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti vlerëson se politika e Shqipërisë në të kaluarën ka provokuar Kosovën.

Komunikimi në gjuhën shqipe në qendër të Shkupit u ka kushtuar shtrenjtë dy të rinjve shqiptare. Mbrëmjen e së shtunës, në parkun e kryeqytetit në afërsi të stadiumit ‘Filipi i Dytë’, dy shqiptarë janë rrahur brutalisht nga një grup huliganësh vetëm pse janë dëgjuar duke biseduar shqip.

Dhjetëra simpatizantë të Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë djegur sot flamurin e Bashkimit Evropian dhe atë të Kosovës, përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë në Beograd.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic do të takohet të martën në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Në këtë takim do të shqyrtohet plani për zbatimin e marrëveshjes.

Serbia sot është në një moment vendimtar, kur duhet të vendosë nëse do të ecë para apo do të mbetet ende peng i miteve të saj dhe mungesës së guximit për të udhëhequr këtë komb përpara, tha lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Dacic, në konventën zgjedhore të koalicionit SPS-PUPS-JS-URS për zgjedhjet lokale të 26 majit në Kosjeriq.

Bashkohu me ne

Na ndiqni në Twitter

Më të Lexuarat

Facebook Activity