Haradinaj: Me Serbinë të bisedohet për kthimin e fondit pensional

  • Shtune, 01 Shkurt 2014 15:31
  • Kategoria Lajme

Pensionistët e Kosovës kanë kërkuar që pensionet që i ka borxh Serbia ndaj pensionistëve të Kosovës të kthehen sa më parë. Kjo kërkesa ka dalë pas takimit që kryetari i Lidhjes së Pensionisteve të Kosovës, Shaban Kajtazi ka pasur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se çështja e kthimit të fondit pensional duhet të jetë temë e bisedimeve me Serbinë.

Haradinaj, pasi ka dëgjuar për preokupimet dhe angazhimet e këtij subjekti, ka premtuar mbështetjen e tij dhe të AAK-së dhe përkushtimin që të zgjidhen përfundimisht çështjet dhe kërkesat legjitime të tyre.

Lideri i AAK-së, ka thënë se me pensionistet kanë diktuar shumë çështje që lidhen me pozitën e rëndë të kësaj kategorie, duke kërkuar që pensionet për ta të rriten.

“Zhvilluam një takim pune me kërkesë të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës të kryetarit, Shaban Kajtazi për të biseduar për tri tema që i preokupojnë pensionistët, por që na preokupojnë edhe gjithë neve në Kosovë. Është Ligji për pensionet, për skemën pensionale qysh po quhet, rritja e pagës ekzistuese që marrin pensionistët nga 112 euro në përputhje me rritjet që ndodhin në sektorin publik të planifikuara ose të lajmëruara dhe po ashtu çështja e të drejtave të kontributeve pensionale të mëhershme që të shtrohet në temë si bisedime mes fqiut tonë që një pjesë e madhe e këtyre kontributeve janë tjetërsuar në ndërrimet që kanë ndodhur në Kosovë”, ka thënë kryetari i AAK-së.

Sipas tij, për të gjitha kërkesat e pensionistëve do të përkrahen nga deputetet e AAK që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës ka thënë se pensionistët e të gjitha kategorive janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale.

“Hasëm në mirëkuptim se do të kem mbështetjen edhe të kryetarit Hardinaj, por edhe të grupit parlamentar të të gjitha shtresave që kjo çështje e pensioneve, veçmas të pensionisteve kontribut pagues të zgjidhet me ligj njëherë e përgjithmonë. Ne i përmendem ato që i tha kryetari edhe rritjen e pensioneve, edhe miratimin e ligjit, por edhe shtruarjen në agjendë të kësaj pozite të vështirë të pensionistëve që pensionet nga Serbia të kthehen me dialog në Kosovë. Besoj dhe kemi shpresë se këto do të realizohen”, ka thënë ai.

Kjo nuk është hera e parë që pensionistët e Kosovës takojnë liderë të ndryshëm të partive politike, gjithmonë duke kërkuar që të drejtat e tyre të realizohen.

Vlersoje këtë lajm
(0 vota)

Shto një koment

© Të gjitha të drejtat janë të rezervuara 2008-2013 Portali INFOKOSOVA. Portali “INFOKOSOVA” është biznes privat i certifikuar nga Minisitria e Tregëtis dhe Industrisë së Kosovës. Kontakti: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. Materialet dhe informacionet mund të kopjohen, të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit INFOKOSOVA.

Kontakti

Për ne