Peja ka fituar ndeshjen e tretë finale të play-offit ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 84-73 dhe kësisoj është shpallur kampion i këtij edicioni të BKT Superligës së Kosovës në basketboll.

Edhe pse duhen edhe dy ndeshje për të mbyllur kampionatin e këtij sezoni me Realin e Madridit, mendja e Jose Mourinhos punon vetëm për Chelsean. Tekniku portugez që kërkon të rikthejë në majat e futbollit britanik blutë e Londrës, po i ndjek prej kohësh ndeshjet e skuadrës së Benitez për të caktuar edhe lëvizjet që do të bëjë në merkaton e verës. Lista e “Special One” ka nisur të popullohet, por këtë herë jo me yje sepse tekniku ka në projekt një skuadër të re dhe me talent.

Walter Mazzari duket gjithmonë e më pranë stolit të Interit dhe mediat italiane, ndërkohë publikojnë atë plan merkato, që trajneri mund të zbatojë për të rikthyer në nivelet më të larta të futbollit zikaltrit.

Marco Reus, në vigjilje të një prej kompeticioneve më të bukura të futbollit, u shpreh entuziast për finalen e Champions League, ku Borussia Dortmund do të përballet me Bayern Mynih. Skuadra e Jurgen Klopp nuk ka humbur asnjë nga përballjet me bavarezët në këtë sezon të Bundesligas, ku në ndeshjen e fundit takimi përfundoi në barazim 1-1.

Largimi i Mourinhos nga Real Madrid ka bërë që në “Santiago Bernabeu” të mendojnë revolucionin për sezonin e ardhshëm. Pasuesi i portugezit mendohet të jetë Carlo Anceloti, zyrtarizimi i të cilit mund të bëhet në javën e ardhshme. Por deri në pritje të konfirmimit të italianit merkato e los blankos ka nisur.

Reali i Madridit nuk e ka me nxitim zgjedhjen e trajnerit të ri. Edhe pse Karlo Anceloti është favorit për të drejtuar skuadrën Los Blankos, nuk përjashtohet mundësia që pasuesi I Zhoze Murinjos të jetë Jup Hejnkes.

Takimi i shumëpritur mes administratorit të deleguar, Adriano Galliani dhe trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, duket se nuk i ka dhënë zgjidhje ngërçit të pankinës në ekipin kuqezi. Gjithsesi, sipas mediave italiane, rruga e largimit për teknikun livornez tashmë është caktuar nga presidenti Silvio Berlusconi, i cili dëshiron që të shikojë ish mesfushorin Clarence Seedorf në stolin e ekipit. Pas daljes nga selia e shoqërisë në rrugën “Turati”, Allegri i dribloi gazetarët e shumtë.

Reali Madrid ndryshon ngjyrë dhe sponsor për sezonin e ardhshëm.

Zllatan Ibrahimoviç nuk e përtjashton mundësinë e lamtumirës nga Paris Sent Zhermen duke rikonfirmuar nostalgjinë për Italinë.

Me Carlo Ancelotin në drejtim të Madridit, po merr udhë një hipotezë sensacionale për stolin e Paris Saint – Germain: Nasser al – Khelaifi në të vërtetë po mendon ti besoj drejtimin e skuadrës Leonardos, aktualisht drejtor sportiv i klubit parisien. Por braziliani nuk është i vetmi emër në listë për stolin e Psg pasi sëbashku me të janë Rafa Benitez për të cilin Napoli është në avantazh dhe francezi Laurent Blanc.

Bashkohu me ne

Na ndiqni në Twitter

Më të Lexuarat

Facebook Activity