Rafael Benitez, i cili pritet të zëvendësohet me Mourinhon në stolin e Chelsea për sezonin e ardhshëm, mund të rikthehet në Serinë A, pas përvojës 6-mujore në stolin e Interit.
Dihej, por tani është zyrtare. Jose Mourinho do të lërë Realin e Madridit në fund të sezonit, kur të përfundojnë edhe dy ndeshjet e mbetura në kampionat, pas fundjavës së parë të qershorit. L:ajmin e konfirmoi presidenti Florentino Perez I cili thërriti një konferencë shtypi në përfundim të mbledhjes së juntës drejtuese të Shtëpisë së Bardhë e cila u zhvillua disa ditë para programit me kërkesë të vetë presidentit I cili me sa duket kisjhte nxitim për të mbyllur kapiteullin Murinjo për të hapur atë me titullin e Karlo Ancelotit.
Milani ka arritur ta përmbysë Sienan në minutat e fundit për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Takimi i zhvilluar në Stadio Comunale Artemio Franchi përfundoi me rezultat 1-2.
Ish-futbollisti i Barcelonës, Juan Carlos, e ka sulmuar ashpër Jose Mourinhon, duke thënë se e ka dëmtuar imazhin e Real Madridit dhe e ka ulur klubin mbretëror në pikën më të ulët në histori të tij.
Menaxheri i përgjithshëm i Atletikos së Madridit, Miguel Angel Gil Marin, bëri të ditur se klubi do të mbështesë cdo vendim që do të marrë sulmuesi Radamel Falkao, edhe nëse kjo do të thotë se do ti duhet të japë miratimin për largimin e kolumbianit.
Sipas lajmeve që qarkullojnë së fundi në mediat italiane, Andrea Stramaccioni do të marrë drejtimin e kombëtares italiane U-21, nëse do të shkarkohet nga Interi. Tekniku ka marrë garanci se do të jetë në San Siro edhe sezonin e ardhshëm, megjithatë radiot dhe gazetat në Itali vazhdojnë të këmbëngulin se në pankinën e zikaltërve do të ulet Walter Mazzarri.
Walter Mazzarri te Interi dhe Andrea Stramaccioni në stolin e Italisë Under 21, janë këto zërat më të fundit në shtypin italian mbi të ardhmen e dy teknikëve. Për trajnerin e Napolit në largim, Mazzarri bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare me zikaltërit me 3.5 mln Euro në sezon ndërsa ai i Interit, Stramaccioni pritet të zërë vendin e Devis Mangia te Shpresat e Italisë.
“Mas que un club”, më shumë se një klub. Barcelona vërtetoi më së miri që ky slogan i shkon për shtat, duke parë mënyrën e festimit të titullit kampion në Spanjë. Dështimi në Champions League nuk zbehu aspak suksesin në kampionat, që cilësohet si një objektiv madhor. Ylli i blaugranave Lionel Messi flet për çështjen titull dhe kapitullimin në Europë, duke bërë të ditur që nuk e mendon largimin nga katalonja.
Peja ka arritur ta mposhtë Sigal Prishtinën si mysafirë me rezultat 58-66, për ta çuar në 2-0 serinë e ndeshjeve finale të play-offit.
Ndaj Sienës, mund të jetë ndeshja e fundit e Massimilliano Allegrit në stolin e Milanit. Në pritje për të bërë sqarime për trajnerin e ardhshëm të skuadrës, në shtëpinë e kuqezinjve po mendojnë për alternativat e shumta dhe në orët e fundit ka rimarrë formë emri i Roberto Donadonit që mund të rikthehet te kuqezinjtë si trajneri pasi arriti majat në ketë klub si lojtar.
Bashkohu me ne
Na ndiqni në Twitter