Antonio Conte vendos të qëndrojë te Juventusi. Pas më shumë se tre orë takimi mes drejtuesve dhe trajnerit, palët ranë dakort që tekniku lecez të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës dhe madje dhe të projektojë merkaton e verës, duke qënë vetë iniciator për cdo lëvizje të mundshme.
Chelsea, i Rafael Benitez, shpallet kampion në Europa League. Skuadra londineze mundi 2-1 Benfica-n, në finalen e zhvilluar në “Amsterdam Arena” të Holandës.
Franck Ribbery do ta vazhdojë karrierën te Bayerni i Mynihut, pafarësisht fatit të dy finaleve. Ylli francez ka shprehur dëshirën për të rinovuar edhe më një sezon kontratën që skadon në 2015-ën. Fjalët e tij duket se gjejnë edhe aprovimin e shefit ekzekutiv të bavarezve, Karl Hainz Rumenigge.
Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter, ka shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), e cila detyron Romën të paguajë 50 mijë euro gjobë, për koret raciste ndaj Balotelit dhe Boateng, në ndeshjen e fundjavës Milan-Roma.
Në një intervistë të publikuar në faqen e klubit në internet dhe në televizionin zyrtar të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo kërkon mbështetjen e tifozëve për finalen e Kupës së Mbretit.
Mbi dy gjëra ka të drejtë Andrea Agnelli: Antonio Conte dëshiron të fitojë, problem i tij nuk janë paratë. Por nga këtu deri tek siguria që trajneri lecez do të qëndrojë është një rrugë e gjatë për tu përshkuar.
Gazeta franceze “Le10sport” tregon shifrat e asaj që do të jetë me siguri blerja më e madhe e vitit.
Lionel Messi përpiqet të minimizojë dëmet e eliminimit të Barcelonës nga gjysmëfinalja e Champions League pasi u mund me rezultatin e përgjithshëm 7-0 nga Bayerni i Mynihut. Sulmuesi argjentinas nuk e konsideron si një tragjedi këtë disfatë, duke theksuar se asnjë faktor nuk do të ndikojë që Barcelona të ndryshojë stilin e lojës.
Massimo Moratti nuk është ende i bindur për të ardhmen e stolit zikaltër. Gjatë një prononcimi për mediat la të kuptohet se mbështetja për Andrea Stramacionin nuk do të mungojë por nga ana tjetër përjashtoi as mundësinë e ardhjes Walter Mazzarrit. Zërat për një afrim të mundshëm të teknikut të napolitanëve ditët e fundit janë shtuar pasi edhe vetë Mazzarri nuk ka arritur asnjë marrëveshje për rinovim me presidentin De Laurentis.
Arjen Robben mohoi zërat që e lidhin të ardhmen e tij larg “Allianz Arena” dhe transferimin e mundshëm tek Manchester City. Holandezi theksoi se nuk dëshiron të largohet nga ekipi bavarez edhe pse në media përflitet se sulmuesi pritet të largohet kur në stol të ulet Pep Guardiola.
Bashkohu me ne
Na ndiqni në Twitter