Paris Saint-Germaini ka siguruar pikët e nevojshme që të shpallet matematikisht kampion i Francës për sezonin 2012/2013.
Milani ka luajtur pa gola kundër Romës në San Siro duke bërë që pozita e tretë të vendoset në xhiron e fundit të këtij sezoni në Serie A.
Reali i Madridit nuk dëshiron t’I bëjë asnjë dhuratë Barcelonës në përballjen e sotme në Korneja El Prat me Espanjolin, që nuk ka më asnjë objektiv për të arritur në La Liga. Nëse Los Blankos nuk marrin maksimumin e pikëve në impiantin ku kanë fituar gjithmonë madje pa pësuar gol që kur është përuruar para katër sezonesh, rivalët e përjetshëm të Barcelonës do të shpalleshin matematikisht kampionë të Primera Divizion, pa qenë e nevojshme që të fitojnë Visente Kalderon ndaj Atletikos së Madridit.
Radamel Falkao do të luajë në kampionatin francez sezonin e ardhshëm, me Monakon. Ose të paktën deri në Janar. Sipas prestigjiozez spanjolle “AS”, sulmuesi kolumbian ka arritur marrëveshjen me klubin e principatës, por kontrata ka një klauzolë që e lejon të largohet nëse atë e kërkon Reali i Madridit.
Te Real Madridi nuk përbën më lajm rezultati i ndeshjes së kampionatit por situata në skuadër mes lojtarëve dhe trajnerit Jose Mourinho. Menjëherë pas barazimit në fushën e Espanyol, rezultat qe i dha titullin matematikisht Barcelones, gazetarët nxituan ta pyesnin për mungesën e Pepe dhe në këmbim morën një përgjigje “alla” Mourinho.
Largimi hipotetik i Jose Mourinhos nga Real Madrid mund të mos jetë aq i lehtë sa mund të duket. Tekniku portugez dhe klubi spanjoll kanë firmosur një klauzolë, sipas të cilës nëse njëra nga palët kërkon ndërprerjen e kontratës para Qershorit 2016, atëherë duhet t’i paguajë palës tjetër një shumë jo të vogël, që sipas “The Sun” është plot 20 milionë Euro.
Nuk ka paqe në Madrid ku shoqëria mbretërore dhe trajneri Jose Mourinho po konsumojnë një marrëdhënie në minimumet jetike. Konferenca e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së fundjavës është anuluar nga shoqëria merengues, e cila duket se po përgatitet për t’i dhënë lamtumirën “Të veçantit”, i cili nuk u kursye në kritika gjatë konferencës së fundit për shtyp, duke thumbuar mbrojtësin Pepe por edhe kapitenin Iker Casillas.
Kushërinjtë e Espanyol i bëjnë një nder të vogël Barcelonës. Ndalojnë Real Madridin në një barazim 1-1 duke e shpallur kampion për here të 22-në historinë e klubit blaugrana. Në ndeshjen e sotme ndaj Atletico Madridit për djemtë e Vilanovas do të jetë një festë më shumë se një ndeshje, pasi është titulli i 4 në 5 sezonet e fundit.
Teksa përgatitet për ndeshjen me Palermon, Vincenzo Montella deklaron i vendosur se ka zero shanse që të largohet nga Fiorentina. Për trajnerin ka patur zëra se mund të ulet në pankinën e Napolit, dëshirë kjo e shprehur edhe prej atij vetë, por duke e lënë pezull për momentin diçka të tillë.
Te Milan të gjithë janë të bashkuar, jo për të fituar diçka pasi sezoni është thuajse i përfunduar, por për të mbajtur Masimilano Allegrin në krye të kuqezinjve. Korit të zërave që shpreh lidhjen e ngushtë me trajnerin i është bashkuar edhe ai i mbrojtësit Abate që ka shprehur mbështetjen e tij për të qëndruar.
Bashkohu me ne
Na ndiqni në Twitter