Largimi hipotetik i Jose Mourinhos nga Real Madrid mund të mos jetë aq i lehtë sa mund të duket. Tekniku portugez dhe klubi spanjoll kanë firmosur një klauzolë, sipas të cilës nëse njëra nga palët kërkon ndërprerjen e kontratës para Qershorit 2016, atëherë duhet t’i paguajë palës tjetër një shumë jo të vogël, që sipas “The Sun” është plot 20 milionë Euro.
Teksa përgatitet për ndeshjen me Palermon, Vincenzo Montella deklaron i vendosur se ka zero shanse që të largohet nga Fiorentina. Për trajnerin ka patur zëra se mund të ulet në pankinën e Napolit, dëshirë kjo e shprehur edhe prej atij vetë, por duke e lënë pezull për momentin diçka të tillë.
Te Milan të gjithë janë të bashkuar, jo për të fituar diçka pasi sezoni është thuajse i përfunduar, por për të mbajtur Masimilano Allegrin në krye të kuqezinjve. Korit të zërave që shpreh lidhjen e ngushtë me trajnerin i është bashkuar edhe ai i mbrojtësit Abate që ka shprehur mbështetjen e tij për të qëndruar.
Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy deklaroi se ardhja te kuqezinjtë ishte realizimi i një ëndrre. Faraoni tha se personi me të cilin ishte afruar më shumë ishte pikërisht ish lojtari i kuqezinjve, Seedorf. Ai tha se holandezi i kishte mësuar shumë gjëra të reja për futbollin.
Radamel Falkao do të luajë në kampionatin francez sezonin e ardhshëm, me Monakon. Ose të paktën deri në Janar. Sipas prestigjiozez spanjolle “AS”, sulmuesi kolumbian ka arritur marrëveshjen me klubin e principatës, por kontrata ka një klauzolë që e lejon të largohet nëse atë e kërkon Reali i Madridit.
Në takimin që u zhvillua në Corso Vittorio Emanuele, mes presidentit të Interit, Moratti, aksionarëve dhe trajnerit Stramaccioni u fol për gjëndjen që po kalon skuadra si dhe për programet për të ardhmen.
Kapiteni i Milanit, Massimo Ambrosini deklaroi se drejtuesit e skuadrës duhet të rikonfirmojnë në stol trajnerin Allegri, pasi ai ka bërë një punë shumë të madhe gjatë ketyre tre viteve.
Nuk ka paqe në Madrid ku shoqëria mbretërore dhe trajneri Jose Mourinho po konsumojnë një marrëdhënie në minimumet jetike. Konferenca e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së fundjavës është anuluar nga shoqëria merengues, e cila duket se po përgatitet për t’i dhënë lamtumirën “Të veçantit”, i cili nuk u kursye në kritika gjatë konferencës së fundit për shtyp, duke thumbuar mbrojtësin Pepe por edhe kapitenin Iker Casillas.
Galatasaray po planifikon të përfitojë nga gjendja e vështirë e John Terry-t te Chelsea, për ta bindur me një kontratë 3-vjeçare prej 200 mijë paundësh në javë.
E ardhmja e Antonio Contes vazhdon të mbetet mister. Në konferencën për shtyp, tekniku së bashku me stafin teknik foli mbi ecurin në sezonin aktual projektet për të ardhmen, por nuk qartësoi asgjë të ardhmen e tij.
Bashkohu me ne
Na ndiqni në Twitter