Cristiano Ronaldo duket se nuk ka ndërmend të lëvizë nga Madridi. Pas shënimit të golit që çoi në 2-1 rezultatin në Bernabeu ndaj Malagas, Ronaldo u kap nga kamerat duke bërtirur “Unë jam këtu, do të qëndroj këtu”. Një mënyrë kjo për t’i treguar fansave madrilenë se do të qëndrojë në Madrid ndryshe nga Mourinjo.

Radamel Falcao e Robert Lewandowski janë dy sulmuesit më të kërkuar në merkaton elitare të Evropës. Ndërsa për të dytin duket se do të shkojë te Bayerni, për kolumbianin është me të vërtetë një ankand që do ta fitojë ai ekip që ofron më shumë.

Derisa në tërë Shqipërinë ndihet atmosferë zgjedhjesh dhe në lajmet qendrore dhe nëpër portale dominojne lajmet me listat e partive politike me të cilat do të marrin pjesë në këto zgjedhje, edhe pse nën hijen e politikës megjithatë aktivitetet sportive vazhdojnë tash e disa ditë më parë në lokacione të ndryshme të Shqiperisë.

Pa një lajmi të keq vjen gjithmonë një lajm i mirë. Tifozët e Manchester United, ende pa e marrë veten nga lamtumira e Sir Alex Ferguson, mund të fërkojnë duart sepse sipas asaj që shkruan tabloidi “Daily Mail”, Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në “Old Trafford”.

Serxhio Ramos ju kërkon të gjithë shokëve të tij të Realit të Madridit t’i ndalojnë grindjet para finales së Kupës së Mbretit përballë Atletikos së Madridit.

David Moyes do të zëvendësojë Alex Ferguson, trajnerin më të suksesshëm britanik të të gjitha kohërave, në drejtimin e Manchester United. Pak a shumë ishte dicka që pritej, megjithatë lajmi tashmë është zyrtar.

Juventus bën paqe me organet drejtuese të futbollit italian, duke i vënë kapak çështjes së skandalit të vitit 2006. Edhe pse lojtarët bardhezinj i konsiderojnë 31 titujt e fituar kur në realitet janë 29, sepse dy trofe u janë hequr për shkak të skandalit, shoqëria ka bërë një hap pas.

Gjatë një interviste për “Sky Sport” mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo iu rikthye edhe një here fitimit të titullit kampion, të cilin e bën të tyre matematikisht të Dielën e shkuar kundër Palermos.

Kompania amerikane Epic Pictures Group ka fituar të drejtën për të realizuar një film mbi jetën e Lionel Mesit, një projekt që mund të jetë gati për publikun në vigjilje të Kupës së Botës “Brazil 2014”. Filmi do të ketë stilin e “Rokit” dhe do të bazohet në librin biografik “Mesi: historia e plotë e djaloshit që u shndërrua në legjendë,” i shkruar nga Luka Kaioli.

Ultrasit zikaltër shpërthejnë sepse ky Inter po zhytet përherë e më shumë në një batak nga i cili nuk arrin të dalë. Humbja me Lazion i la jashtë objektivit të fundit sezonal, atë të kualifikimit në Europa League. Një sinjal alarmi ky nëse kthehemi pas në kohë dhe shikojmë se Interi nuk mungonte në evenimentet evropiane që prej vitit 1999.

Bashkohu me ne

Na ndiqni në Twitter

Më të Lexuarat

Facebook Activity