Nuk ka paqe në Madrid ku shoqëria mbretërore dhe trajneri Jose Mourinho po konsumojnë një marrëdhënie në minimumet jetike. Konferenca e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së fundjavës është anuluar nga shoqëria merengues, e cila duket se po përgatitet për t’i dhënë lamtumirën “Të veçantit”, i cili nuk u kursye në kritika gjatë konferencës së fundit për shtyp, duke thumbuar mbrojtësin Pepe por edhe kapitenin Iker Casillas.
Te Milan të gjithë janë të bashkuar, jo për të fituar diçka pasi sezoni është thuajse i përfunduar, por për të mbajtur Masimilano Allegrin në krye të kuqezinjve. Korit të zërave që shpreh lidhjen e ngushtë me trajnerin i është bashkuar edhe ai i mbrojtësit Abate që ka shprehur mbështetjen e tij për të qëndruar.
Sulmuesi i Milanit, Stephan El Shaarawy deklaroi se ardhja te kuqezinjtë ishte realizimi i një ëndrre. Faraoni tha se personi me të cilin ishte afruar më shumë ishte pikërisht ish lojtari i kuqezinjve, Seedorf. Ai tha se holandezi i kishte mësuar shumë gjëra të reja për futbollin.
Rafael Nadal vuajti jo pak për të siguruar një vend në gjysmëfinalet e turneut Master të Madridit, duke shpëtuar për një fije përballë rivalit të tij David Ferrer, të cilin arriti t’i kthejë ndeshjen në mënyrë të pabesueshme. Tenisti spanjoll, që mbi dheun e kuq, shfaq gjithmonë tenisin e tij më të mirë, rrezikoi shumë ndaj bashkombasit, pasi humbi setin e parë me rezultatin 6-4, me kundërshtarin që arriti t’i rrëmbente dhe shërbimin.
Në takimin që u zhvillua në Corso Vittorio Emanuele, mes presidentit të Interit, Moratti, aksionarëve dhe trajnerit Stramaccioni u fol për gjëndjen që po kalon skuadra si dhe për programet për të ardhmen.
Kapiteni i Milanit, Massimo Ambrosini deklaroi se drejtuesit e skuadrës duhet të rikonfirmojnë në stol trajnerin Allegri, pasi ai ka bërë një punë shumë të madhe gjatë ketyre tre viteve.
Bajerni i Mynihut është para një misioni historik, atij të kurorëzimit Kampion i Europës pas zhgënjimeve të hidhura në finalet e sezoneve të fundit. Tashmë bavarezët janë të bindur se historia nuk mund të përsëritet si me Interin apo Chelsean dhe për Karl Hainz Rumenigen finalja gjermane mes bavarezëve dhe Borusias së Dortmundit që do të luhet në 25 maj në Uembli e ka që tani një fitues.
Galatasaray po planifikon të përfitojë nga gjendja e vështirë e John Terry-t te Chelsea, për ta bindur me një kontratë 3-vjeçare prej 200 mijë paundësh në javë.
E ardhmja e Antonio Contes vazhdon të mbetet mister. Në konferencën për shtyp, tekniku së bashku me stafin teknik foli mbi ecurin në sezonin aktual projektet për të ardhmen, por nuk qartësoi asgjë të ardhmen e tij.
Humbja në shtëpi ndaj Chievos, në mesjavën në të cilën u luajtën ndeshjet e Serisë A, duket se dëmtoi përfundimisht pozitat e trajnerit aktual, Andreazzoli, në “Olimpico”.
Bashkohu me ne
Na ndiqni në Twitter